Meta premtim për integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Presidenti Ilir Meta ka garantuar mbështetje e dialog të përhershëm për ta si dhe ka bërë thirrje për angazhim të shoqërisë në integrimin e tyre të plotë.

Presidenti Ilir Meta ka garantuar këtë të hënë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, mbështetje e dialog të përhershëm për ta.

Përmes një postimi një rrjetin social “Facebook”, Meta është shprehur i kënaqur për ekzistencën e një rampe për personat me aftësi të kufizuar në Presidencë dhe ftoi më tej të gjitha institucionet që të marrin përsipër ndërtimin e tyre, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri. I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”, u shpreh Meta.