Meta: Kam vendosur të mos konfirmoj amnisti për ata që dhunojnë femra

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për herë të parë për rastin ‘Xhisiela’.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai ka deklaruar se rasti i Xhisielës është një fenomen i rëndë i shoqërisë shqiptare, ndërsa theksoi se sdo ketë amnisti për dhunuesit.

“Problem serioz për Xhisielën. Nuk do të konfirmojë amisti për personat që do të dhunojnë. Unë do të theksoja se përveç policisë dhe prokurorisë, të ndërmarrin të gjitha hapëta e kësaj “Odiseja;’ në mënyrë të paanshme për të garantuar besueshmërinë e institucioneve.

Çmoj shumë rolin e shoqërisë civile, ecila bashkë me grupet rrisin ndërgjegjësimin”, tha Meta.