Meta ironizon me Bulliqin: Me teoritë mbi kufijtë izoloi vendin e na la pa liberalizim vizash

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, të enjten.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Meta ka akuzuar VV’në se Podujevës ua ka ofruar kandidat për kryetar një njeri që, sipas tij, e ka izoluar vendin dhe e ka lënë pa liberalizim të vizave.

Madje, ai është tallur me kandidatin e VV’së për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, që dikur ishte pjesë e LDK’së.

Ka thënë se mbase e vetmja gjë që mund të premtojë Bulliqi, është të zgjerojë Podujevën deri te “Molla e Kuqe”, në Serbi.