Meta i afron dorën, Kryemadhi nuk e takon, çfarë nuk u pa në kamera

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka votuar e para sot në qendrën e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5. Gjithashtu, ndër të parët që ka shprehur vullnetin e votës ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kryemadhi dhe Meta kanë votuar në të njëjtën qendër votimi, ku edhe janë shkëmbyer për pak sekonda me njëri-tjetrin.

Por ajo çfarë bie në sy është shmangia e të dyve duke mos u takuar.

Në momentin e daljes së Kryemadhit, Meta e përshëndet me dorë për ta takuar, por nuk ka marrë asnjë reagim nga Kryemadhi, e cila është larguar.

Në këtë mënyrë presidenti ka vijuar takimin me të pranishmit.