Messit i vjen mbështetja e parë nga ish kapiteni i Barcelonës

Ish kapiteni i Barcelonës Carlos Puyol ka qenë i pari që ka reaguar pas lajmit për largimin e Lionel Messit.

Në një postim në Twitter Puyol i ka dëshiruar çdo të mirë kapitenit aktual të KF Barcelonës, legjendës së këtij klubi, Lionel Messi.

“Respekt dhe admirim. Leo, ke tërë mbështetjen shoku i imë”, ka shkruar ai.

Lionel Messi ka lajmëruar sot me anë të një faksi të certifikuar se dëshiron që ta ndërpres kontratën me Barcelonën, në bazë të klauzolës së tij, në të cilën thotë se ai mund të largohet nga klubi nëse dëshiron ta bëj këtë në fund të çdo sezoni.