Messit i skadon kontrata me Barcelonën

Sulmuesit Leo Messi i ka skuaduar kontrata me klubin spanjoll Barcelona.

Nga sot edhe zyrtarisht Messi është futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Barcelonën skadoi më 30 Qershor.

Drejtuesit e ‘Blaugranëve’ janë të bindur se do ta bindin sulmuesin të nënshkruajë kontratë të re duke i ofruar atij marrëveshje dy-vjeçare me rritje page.

Argjentinasi vitin e kaluar dëshironte largimin nga “Camp Nou”, por ishte presidenti Jose Bartomeu që nuk e aprovoi kërkesën e tij për tu larguar.

34-vjeçari ka interesim nga shumë skuadra evropiane, por thuhet se pas ardhjes në klub të presidentit Joan Laporta ai është bindur që të mbetet në Spanjë edhe për disa vite tjera.