Lionel Messi shihet teksa injoron dorën e Antoine Griezmann gjatë miqësores së Barcelonës kundër Arsenalit.
Messi nuk luajti fare në ndeshjen e së dielës për trofeun Joan Gamper, por ai ishte në Camp Nou ndërsa shikonte nga pankina.
Sidoqoftë, nënshkrimi i verës Griezmann startoi në sulm para se të zëvendësohej në pjesën e dytë dhe kur ai u largua nga fusha, duket se Messi e injoroi komplet.
Francezi shtrëngoi duart me trajnerë të ndryshëm, megjithatë nuk mori asgjë nga Messi i cili shikonte në distancë.
https://twitter.com/Nihooo_1897/status/1158388658229194752
Veprimi i 32-vjeçarit është kritikuar mjaft shumë, sidomos për faktin se ai është kapiten i klubit.
Griezmann më herët e pati lavdëruar argjentinasin, duke e konsideruar si më të mirin në botë.







