Gjithçka është e qartë, Barça i ka dhuruar gjithçka, e ka bërë këtë që është dhe s’dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’.

Lionel Messi edhe njëherë ka përsëritur se mund t’i varë atletet te Barcelona.

Ylli argjentinas, në një intervistë për “TyC Sports”, tha se “s’mund ta imagjinoj largimin nga Barça”, por as nuk fshehu dëshirën që një ditë të luajë për Newell’s Old Boys.

Megjithatë, ai pak beson se kjo dëshirë është e realizueshme.

“Nuk dua të largohem nga këtu. S’mund ta imagjinoj largimin nga Barça”, deklaroi Leo.

“Ëndërroj të luaj në Newell’s Old Boys në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë. Kam një familje dhe familja vjen para çdo dëshire timen”, u shpreh Leo ndër të tjera në një intervistë për “TyC Sports”.

Messi është pjesë e Barcelonës që nga mosha 13-vjeçare.

32-vjeçari ka thyer rekorde historike me Barçën, ka fituar 5 Topa të Artë, 6 Këpuca të Arta, shumë çmime tjera individuale e rekorde mbi supe si dhe mbi 30 trofe deri më tani dhe duke parë magjinë që dhuron në fushë, të tjera çmime do të shtohen në sirtarët e tij.

loading…