Messi si Salah, por me një sfidë akoma më të vështirë (VIDEO)

Mohamed Salah ka postuar një video ditën e enjte ku shfaqej duke bërë disa magji me topin, deri në atë pikë sa ka lindur dyshimi nëse bëhej fjalë për një video të vërtetë apo të përpunuar.

Të premten ka ardhur radha e Messi-t, i cili nuk është limituar duke futur topin në një hapësirë çfarëdo, por ka treguar aftësitë e tija me një specialitet tjetër.

Shishja fluturon, rrotullohet dhe bie në tokë, por në këmbë!