Messi shkëlqen në fitoren e Barcelonës ndaj Getafes

Barcelona e ka mposhtur Getafen me rezultat 5:2, në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga, në ndeshje ku Lionel Messi shkëlqeu me dy gola dhe një asist.

Argjentinasi realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 8-të, para se Lenglet në minutën e 12-të të shënonte në portën e gabuar për barazimin e rezultatin.

Sofian Chakla në minutën e 28-të realizoi autogol për t’i dhënë epërsinë Barcelonës, para se Messi në minutën e 33-të të shënonte për rezultatin 3:1.

Enes Unal në minutën e 69-të ngushtoi epërsinë, por Araujo tre minuta para fundit, pas një asistimi të Messit, realizoi për 4:2.

Në listën e realizatorëve u fut edhe Antoine Griezmann, që vulosi rezultatin përfundimtar 5:2 nga penalltia.

Me këtë fitore, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 68 pikë, por ka një ndeshje më pak se Real Madridi në vendin e dytë me 70 pikë dhe Atleticon në vendin e parë me 73 pikë.