Messi shënon në fitoren e Barcelonës kundër Valladolid

Barcelona ka shënuar fitore 0-3 kundër Real Valladolidit. Braithëaite dhe Lenglet shënuan dy golat e parë për Barcelonën kurse Messi shënoi golin e tretë për t’ia dhënë tri pikë shumë të nëvojshme skuadrës katalunase

Barcelona e ka mposhtur sonte me rezultat 0-3 skuadrën e Valladolidit, duke fituar kështu tri pikë shumë të vlefshme pas barazimit 2-2 kundër Valladolidit.

Golin e parë në këtë ndeshje do ta shënonte Lenglet në minutën e 21-të me asistimin e Lionel Messi.

Sergino Dest do ta gjente për mrekulli Braithëaite në minutën e 35-të e ku Barcelona do ta shënonte edhe golin e dytë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Real Valladolid tentonte që të kthehej në lojë por nuk ja doli.

Ishte Messi që do të shënonte golin e tretë dhe atë do ta shënonte në minutën e 65-të.

Messi kishte mundësi që të shënonte edhe golin e katër dhe të dytin personal në këtë ndeshje por që goditi vetëm shtyllën.

Fitorja e dërgon Barcelonën në koutën e 24 pikëve psa xhiros së 14-të të La Ligas derisa kjo është fitorja e shtatë këtë sezon.