Messi shënon katër gola në fitoren 5:0 të Barçës VIDEO

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren 5:0 ndaj Eibarit, në ndeshjen e La Ligas të zhvilluar të shtunën. Messi ka shënuar plot katër gola.

Ai realizoi tre gola që në pjesën e parë, ndërsa Barça shënoi edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë. Messi shënoi për 4:0 në minutën e 87-të, kurse fitoren e thellë të Barcelonës e kompletoi Arthur në minutën e 89-të.

Barcelona ka dalë në vend të parë me 55 pikë, dy më tepër se Real Madridi që nga ora 21:00 luan ndaj Levantes.