Messi rikthehet këtë fundjavë, Betisi me shaka i kërkon të pushojë

Lionel Messi është gati për të zbritur në fushë.

Ylli i Barcelonës është kthyer në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë miqësoreve të fundit dhe ndeshjes së parë të La Ligas në fushën e Bilbaos.

Tashmë “Pleshti” por ngroh motorët për sfidën e javës së dytë të kampionatit, që do të zhvillohet të dielën, në orën 21:00, në “Camp Nou”, kundër Real Betisit.

Në Spanjë e kanë pritur me shumë interes lajmin e rikthimit në fushë të Messit, madje kanë dashur edhe të bëjnë humor me këtë fakt.

Klubi i Betisit, nëpërmjet Twitterit, i është përgjigjur mesazhit të Barcelonës për lajmin e mirë për Messin, duke shkruar:

“Mos u nxito, Leo! Nuk është nevoja që të sforcohesh…”

Sezonin e kaluar pikërisht Real Betisi ishte një nga viktimat e preferuar të Lionel Messit, që i ka shënuar 5 gola në 2 përballjet e kampionatit, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve andaluzë pas një finalizimi magjik.

loading…