Lionel Messi nuk ka udhëtuar me skuadrën e Barcelonës për në turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat spanjolle raportojnë se ylli argjentinas është paraqitur i lënduar në stërvitjen e fundit para udhëtimit për në SHBA.
Messi, së bashku me Philippe Coutinho dhe Arturo Vidal erdhi për të marrë pjesë në stërvitjen e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.
Mirëpo, stafi mjekësor i klubit katalan ka vërejtur një lëndim në shputën e këmbës së djathtë.
Andaj, Messi do të qëndrojë në Barcelonë për të filluar rikuperimin nga lëndimi derisa skuadra vazhdon përgatitjet në SHBA.







