Messi nuk shënon, Barça gjen shpëtimin te mbrojtja (VIDEO)

Barcelona ka fituar 2-1 ndaj Real Sociedad në sfidën e javës së 33-të të La Liga-s.

Si rrallëherë, Lionel Messi nuk ka shënuar në këtë sfidë dhe duhej ndihma e mbrojtësve për të marrë fitoren e radhës.

Barça vazhdon të kryesojë e qetë kampionatin dhe po i afrohet nga java në javë titullit kampion.

Ishte Lenglet ai që ka kaluar vendasit në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë.

Juanmi barazoi përkohësisht për vendasit në minutën e 62’, sepse vetëm dy minuta më pas Jordi Alba ka rikthyer avantazhin për Barça-n.

Katalanasit e menaxhuan mirë avantazhin deri në fund të takimit duke marrë një fitore me vlera.