Thirrja nga atdheu është gjithnjë e fortë dhe një pjesë e madhe e futbollistëve pasi kanë shtegëtuar në shumë shtete të ndryshme në fund të karrierës dëshirojnë gjithnjë ta mbylllin në tokën ku janë rritur, aty ku goditën për herë të parë një top futbolli, në klubin që ka qënë shtëpia e tyre e parë.

Përjashtim nuk bën as Lionel Messi, ai që konsiderohet si një ndër më të mirët e të gjitha epokave, nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer një ditë në atdhe dhe më konkretisht tek klubi i tij i parë Newell’s Old Boys në vendlindjen e tij, Rosario.

Kjo dëshirë e “La Pulces” ka bërë që të ndizen mediat në Argjentinë duke ëndërruar kthimin e mbretit, por është vetë Messi ai që për momentin kërkon të shuajë çdo entuziazëm duke deklaruar se nuk është i sigurt nëse do të vijë ajo ditë kur do të luajë për herë të parë si profesionist me Newell’s Old Boys.

“E kam thënë gjithnjë që nuk kam dëshirë të largohem nga Barcelona, megjithatë nuk mund ta mohoj që kjo është ëndrra ime që kur kam qënë një fëmijë, të luaj për skuadrën e qytetit tim, Newell’s Old Boys, por nuk jam i sigurt nëse kjo do të mbetet një ëndërr apo do të realizohet ndonjëherë, kjo për shkak se kam një familje dhe fëmijë të cilët janë rritur në Barcelonë, dhe kam detyrimet e mija në këtë pikë. Po jetoj në një qytet që më ka dhënë gjithçka ku jetoj i qetë dhe ku mund t’i dhuroj fëmijëvë të mi një të ardhme përrallore.“

Gjithsesi 32-vjeçari, 5 herë fituesi i Topit të Artë e ka lënë një dritare të hapur për të gjithë tifozët e klubit nga Santa Fe.

“Kur mendojmë, mendojmë përtej dëshirave personale dhe ëndrrës që unë kam për të luajtur në Argjentinë, megjithatë do të mundohem të bind familjen time, madje edhe fëmijët sepse në ditët e stome, duhet të bindësh edhe fëmijët për vendimet që kërkon të marrësh.”

loading…