Messi nuk do t’i ndërronte trofetë e fituar me Barcelonën për Kupën e Botës me Argjentinën

Lionel Messi nuk do të ndërronte asnjë nga trofetë e fituar me Barcelonën me një titull të Kupës së Botës me Argjentinën.

Sulmuesi i ‘Albiceleste’ në nivel ndërkombëtar asnjëherë nuk ka arritur të fitojë një trofe të rëndësishëm, dhe Kupa e Botës mbetet një peng për të.

Ai i ishte afruar shumë këtij suksesi në vitin 2014, por në finale ishin mposhtur nga Gjermania me rezultat 1-0.

32 vjeçari ka fituar 34 trofe me Barcelonën, përfshirë edhe dhjetë tituj të La Ligas dhe katër të Ligës së Kampionëve.

“Do të kisha dashur të isha kampion bote”, ka deklaruar Messi për TYC Sports.

“Por unë nuk mendoj se do të ndryshoja ndonjë gjë në karrierën time për atë trofe”.

“Kjo është ajo që më është dhënë, atë që Zoti ma dha. Kjo është ajo që është”.

loading…