Mungon edhe Malcom

Messi nuk arrin të rikthehet nga lëndimi për ndeshjen kundër Rayo Vallecanos

Lionel Messi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi në krahë, ndërsa trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka lënë edhe Malcomin jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar për takimin ndaj Rayo Vallecanos këtë fundjavë.

Valverde ka thënë se është herët për Messin të rikthehet nga lëndimi ndërsa nuk e di nëse ylli argjentinas do të jetë i gatshëm për ballafaqimin me Interin mesjavën e ardhshme në Champions League.

Pavarësisht mungesës së Messit, trajneri Valverde nuk e ka ftuar talentin brazilian Malcom që ishte startues në sfidën e së mërkurës ndaj Cultural Leonesas në Copa del Rey.

Në listë ndodhen edhe futbollistë nga akademia si Carlos Alena e Chumi, kurse jashtë kanë mbetur edhe tashmë të lënduarit për kohë të gjatë, Samuel Umiti dhe Thomas Vermaelen.