Messi në hije, Lautaro & Aguero çojnë Argjentinën në çerekfinale

Argjentina ka fituar me shumë fat ndaj Katarit me rezultatin 2-0 duke avancuar në fazën e nokautit.

Ishte një tjetër paraqitje për t’u harruar nga Messi me shokë në Arena do Gremio të Porto Alegres, por rëndësi në këtë moment delikat ka vetëm fitorja dhe avancimi në çerekfinale.

Mbase ky rezultat do t’i japë më tepër qetësi dhe vetëbesim të besuarve të Lionel Scalonit.

Trajneri argjentinas ka zgjedhur të ulë në stol Paulo Dybala dhe e ka nisur ndeshjen me tridentin Messi-Martinez-Aguero.

Ishte pikërisht sulmuesi i Interit Lautaro Martinez ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 4’ të takimit pas gabimit trashanik të një prej mbrojtësve të Katarit.