Argjentinasi

Messi në formë fantastike, i përfshirë në 44 gola për 26 ndeshje

Lionel Messi po kalon formë fantastike me Barcelonën edhe në sezonin 2018/2019.

Në 26 ndeshje të luajtura, ylli nga Argjentina, ka qenë i përfshirë në 44 golat e

Barcelonës në të gjitha garat, duke realizuar 27 herë, si dhe ka bërë edhe 17 asistime, shifër që nuk e ka arritur asnjë futbollist në këtë sezon.

Vetëm në 3 ndeshje të këtij sezoni, Messi nuk ka shënuar e as asistuar për bashkëlojtarët.

31-vjeçari i prinë listës së shënuesve më të mirë në La Liga me 19 gola të shënuar dhe 12 asistime, në Kupë ka realizuar 2 herë, kurse në Ligën e Kampionëve ka shënuar 6 gola.

Messi me Barcelonën është në garë për të triumfuar në La Ligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës.