Messi ndjen dhimbje gjatë lojës, nuk e mbyll dot ndeshjen me Villareal

Lionel Messi nuk ka qenë në gjendje ta vazhdojë ndeshjen mes Barcelonës dhe Villarrealit në La Liga, e cila po zhvillohet momentalisht në “Camp Nou”, dhe është zëvendësuar pas përfundimit të pjesës së parë.

Messi, i cili sonte ishte titullar për herë të parë këtë sezon për shkak të lëndimit në kofshe që e la jashtë për gati dy muaj, luajti 45 minuta gjatë të cilëve ka ndier shqetësime muskulore.

Ousmane Dembele e ka zëvendësuar superyllin argjentinas pas pjesës së parë.

Në minutën e 30-të, Messi kërkoi ndihmën e mjekëve dhe u trajtua jashtë fushës.

32-vjeçari u ankua për dhimbje muskulore në këmbën e majtë.

Doktorët i bënë masazhe në muskulin e këmbës së majtë Messit para se të rikthej në fushë për ta vazhduar pjesën e mbetur të pjesës së parë.

Megjithatë, Ernesto Valverde e ka zëvendësuar atë gjatë pushimit mes pjesëve duke mos dashur të rrezikojë më shumë.

loading…