Messi ndërhynë në transferimin e Neymar: Duhet të vish tek ne

Lionel Messi e ka telefonuar Neymarin menjëherë pasi është zbuluar interesi i madh i Real Madridit për brazilianin.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka të pamundur të pranojë që një ish-yll i Barçës me të cilin ka ndarë momente të shumta të jetë në krahun tjetër në El Classico.

E përditshmja madrilene “Marca” ka zbuluar lajmin se ka pasur një telefonatë mes numrit 10 të katalanasve dhe brazilianit të PSG-së.

Messi ka qenë i qartë në fjalët e tij: “Do vish tek ne, nuk ke punë tek Real Madridi”.

Fjalë të drejtëpdrejta që e ftojnë Neymarin të kthehet në Barcelonë.

Neymar ishte larguar në vitin 2017, për të kaluar te PSG, duke kërkuar që të bëhej lider i një skuadre dhe të luftonte për trofe individual.

Sipas medieve të huaja dëshira e 27-vjeçarit është të rikthehet te Barcelona, më e madhe se sa kalimi te 13 herë kampionët e Evropës.

Për të kënaqur edhe vetë futbollistin po flitet në orët e fundit që PSG është duke diskutuar me Barcelonën për ta mbyllur marrëveshjen.

loading…