Kundër Bilbaos

Messi mund të mungojë në fundjavë për shkak të lëndimit

Lajme të mira dhe të këqija për Barcelonën në stërvitjen e së premtes

Lajmi i mirë është se Samuel Umtiti ka lanë prapa lëndimin. Ai është stërvitur një pjesë me grupin dhe po punon shumë që të shërohet sa më parë nga problemi i rëndë me gju,

Por, lajmi i keq është se Lionel Messi nuk mori pjesë fare në stërvitje.

Argjentinasi u lëndua ditë më parë në takimin kundër Valencias dhe nuk ishte startues në El Clasico, duke u inkuadrua në lojë vetëm në pjesën e dytë.

Por, duket se ai aktivizim nuk ka qenë me vend pasi 31-vjeçari ende ndjen shqetësime dhe nuk është stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës.

Mediat spanjolle raportojnë se do të jetë e vështirë për Messin që t’ia dalë të rikuperohet për ndeshjen e së dielës me Athletic Bilbaon, derisa do të mungojë gjithashtu edhe Umtiti.

Mbrojtësi francez synon që të rikthehet në fushë kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve