Messi mund të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona

Lionel Messi mund të largohet nga klubi i Barcelonës si lojtar i lirë, raporton Mundo Deportivo.

Barcelona dëshiron që njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit të pensionohet në Camp Nou, dhe planifikon t’i ofrojë vazhdimin e kontratës deri më 2022.

Megjithatë, një klauzolë aktivizohet më 2020 që do ta lejonte Messin të bashkohej me ndonjë klub “jo elitar” si lojtar i lirë, ashtu siç kanë bërë Xavi e Andres Iniesta, duke u transferuar në Qatar, respektivisht Japoni.