Messi mund të jetë shumë i shtrenjtë për PSG-në

Edhe një klub me super-buxhet si Paris Saint-Germaini mund ta ketë problem që ta përballojë rrogën e kërkuar nga ylli argjentinas

Kërkesa e lartë e rrogës nga ana e Lionel Messit mund të konsiderohet si e papërballueshme edhe për një klub me super-buxhet si Paris Saint-Germaini.

Kontrata e yllit argjentinas me gjigantin katalunas do të skadojë gjatë verës që vjen dhe duket se 33 vjeçari nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Kështu që, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund t’i nis bisedimet qysh tash me klubin e tij të ardhshëm.

Messi paguhet 500 mijë funte në javë për momentin në “Camp Nou”, ndërsa pëlqehet nga klubet si Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Megjithatë, edhe klubet e mëdha janë prekur financiarisht nga pandemia koronavirus dhe kanë bërë zbritje në rrogat e lojtarëve.

Kështu që, edhe Messi duhet ta pranojë një rrogë të arsyeshme nëse synon të transferohet në njërin nga dy klubet e sipërpërmendur.