Messi mendon se Hazard nuk mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon

Lionel Messi gjatë një interviste për ‘Marca’ në prag të ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit ka folur për ndikimin që Cristiano Ronaldo ka pasur në sfidat ‘El Clasico’.

Ronaldo ka kaluar nëntë vite te Real Madridi, dhe gjatë asaj kohe ka qenë pjesë e një rivaliteti të madh me Lionel Messin.

Pas largimit të Ronaldos, Real Madridi transferoi Eden Hazard, për të pasuar portugezin.

“Hazard ka shumë cilësi. Ai është futbollist ndryshe që di të sjellë jo stabilitet në mbrojtje, por mendoj se ai është i ndryshëm nga Ronaldo, me karakteristika tjera. Është shumë e vështirë të zëvendësosh Ronaldon, por Hazard gjithashtu është një lojtar i mirë”, ka deklaruar Messi, në pyetjen nëse Hazard mund të zëvendësojë Cristiano Ronaldon.