Messi me satistika zgjënjyese ndaj Realit prej se e largua Ronaldo

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi duket të ketë ndikuar në zbehjen e motivimit të Lionel Messit në përballjet direkte me rivalin më të madh të Barcelonës.

Duke qenë dy superyjet më të mëdha të futbollit dhe derisa luanin për dy klubet me rivalitet të madh, kur përballeshin me njëri-tjetrin, ata me javë të tëra ishin kryetemë e mediave sportive.

Mirëpo, pas largimit të CR7 nga Reali, efekti e ka prekur edhe vet Messin, duke qenë se statistikat e tij ndaj Mbretërve janë zhgënjyese.

Në periudhën ‘post-Ronaldo’, argjentinasi i ka zhvilluar shtatë ndeshje kundër Madridit në të gjitha garat, gjegjësisht 567 minuta, ndërsa në këtë periudhë nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhuruar asnjë asistim.