Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, me një gol në fitoren e Paris Saint-Germainit ndaj Montepellier 1:3, e kaloi Ronaldon dhe hyri në historinë e futbollit në një tjetër aspekt.
Messi tundi rrjetën e Montpellier në minutën e 72-të për 0:2, që është goli i tij i 697-të në pesë ligat më të mira në Evropë, shkruan Demokracia.com.
Kësisoj, ai la prapa tanimë rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon me 696 gola që tashmë po luan në Arabinë Saudite me Al Nassr.

Messi në fakt realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 35-të, por ai gol u anulua për pozicion jashtë loje.







