Messi mbetet sërish jashtë listës së Argjentinës, mungon edhe Aguero e Higuain

Përzgjedhësi aktual i Argjentinës, Lionel Scaloni nuk ka bërë ndryshime të mëdha në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore të këtij muaji, gjersa Messi vazhdon të mbetet jashtë.

Erik Lamela është risia e Scalonit, me yllin e Tottenhamit që rikthehet pas dy viteve në kombëtare teksa 5 golat e shënuar me londinezët e kanë bindur trajnerin e “Albiceleste”.

Sergio Aguero dhe Gonzalo Higuain që ishin ftuar nga Jorge Sampaoli në Kupën e Botës verën e kaluar, kanë mbetur sërish jashtë derisa ky repart iu ka besuar sërish Mauro Icardit dhe Paulo Dybalas.

Argjentina takohet me Meksikën me 16 nëntor në Cordoba, teksa pas katër ditëve përballet sërish me Meksikën në Mendoza.

Kjo është lista e plotë e Scalonit për dy ndeshjet miqësore ndaj Meksikës.

Portierë: Augustin Marchesin (Club America), Sergio Romero (Manchester United), Geronimo Rulli (Real Sociedad);

Mbrojtës: Juan Foyth (Tottenham), Ramiro Funes Mori (Villarreal), Walter Kannemann (Gremio), Emanuel Mammana (Zenit), Gabriel Mercado (Sevilla), Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Renzo Saravia (Racing Club), Nicolas Tagliafico (Ajax);

Mesfushorë: Marcos Acuna (Sporting CP), Santiago Ascacibar (Stuttgart), Rodrigo Battaglia (Sporting CP), Franco Cervi (Benfica), Rodrigo De Paul (Udinese), Erik Lamela (Tottenham), Giovani Lo Celso (Real Betis), Maximiliano Meza (Independiente), Leandro Paredes (Zenit), Roberto Pereyra (Watford), Eduardo Salvio (Benfica), Franco Vazquez (Sevilla), Matias Zaracho (Racing Club);

Sulmues: Angel Correa (Atletico Madrid), Paulo Dybala (Juventus), Mauro Icardi (Inter), Lautaro Martinez (Inter), Giovanni Simeone (Fiorentina).