Lionel Messi ka përfitimet më të larta mujore se çdo lojtar tjetër në Evropë.

Argjentinasi përfiton pothuajse sa dyfishin e parave që merr Cristiano Ronaldo, ndërsa në vend të tretë renditet Antoine Griezmann.

Ky material është zbuluar nga francezja L’Equipe, që ka përllogaritur të ardhurat mujore të lojtarëve, pa përfshirë taksat që derdhin në shtetin ku ushtrojnë profesionin e tyre.

1. Lionel Messi (Barcelona): 8.3 milionë euro

2. Cristiano Ronaldo (Juventus): 4.7 milionë euro

3. Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 3.3 milionë euro

4. Neymar (PSG): 3.1 milionë euro

5. Luis Suarez (Barcelona): 2.9 milionë euro

6. Gareth Bale (Real Madrid): 2.5 milionë euro

7. Philippe Coutinho (Barcelona): 2.3 milionë euro

8. Alexis Sanchez (Manchester United): 2.3 milionë euro

9. Kylian Mbappe (PSG): 1.7 milionë euro

10. Mesut Ozil (Arsenal): 1.6 milionë euro

La Liga mban rekord për të ardhurat e lojtarëve, në 10-të të parët, 5 janë nga kampionati spanjoll, ndërsa nga Seria A është vetëm Ronaldo i Juventusit. Dy janë nga Franca dhe dy nga Anglia.

Nga 5 kampionatet më të forta në Evropë:

1. La Liga: Lionel Messi – 8.3 milionë euro

2. Serie A: Cristiano Ronaldo – 4.7 milionë euro

3. Ligue 1: Neymar – 3.06 milionë euro

4. Premier LeagueL: Alexis Sanchez – 2.2 milionë euro

5. Bundesliga: Robert Lewandowski – 1.3 milionë euro

Metrika e L’Equipe llogarit vetëm të ardhurat nga paga dhe jo nga të gjithë faktorët e tjerë, siç janë të ardhurat e produkteve që shesin dhe reklamave të krijuara nga të drejtat e imazhit.