Messi konfirmon se do të mbetet te Barcelona

Superylli Lionel Messi ka konfirmuar se do të mbetet te Barcelona. Në një intervistë për “goal.com”, argjentinasi ka pranuar se ka dashur të largohet.

Në ditët e fundit është raportuar shumë për largimin e Messit nga Barcelona. Por ai ka vendosur të qëndrojë te skuadra ku bëri histori.

“Do të vazhdojë te Barcelona dhe qasja ime nuk do të ndryshojë, pavarësisht se sa shumë kam dashur të largohem. I kam thënë klubit, presidentit, se dua të largohem. I kam thënë tërë vitin. Kam menduar se koha ime te Barcelona ka përfunduar”.

Messit i është thënë nga presidenti i Barcelonës se mund të largohet vetëm për 700 milionë euro, sa e ka klauzolën. Messi e di se kjo nuk ishte e mundur. Ai nuk ka dashur të dërgojë çështjen në gjykatë.

“Barcelona më ka dhënë çdo gjë dhe unë i kam dhënë çdo gjë asaj. Nuk më ka shkuar në mendje ndonjëherë që të dërgojë Barcelonën në gjyq. Është klubi i jetës sime, kam kaluar jetën këtu”, ka thënë Messi.