Messi ka ofruar aeroplanin e tij privat për bashkëlojtarët e përfaqësueses

Lionel Messi ka ofruar përdorimin e aeroplanit të tij privat, në vlerë 12 milionë funte, për bashkëlojtarët e tij të Argjentinës gjatë kësaj periudhe të ndeshjeve të përfaqësueseve, shkruan “The Sun”.

Argjentina do të përballet me Bolivinë dhe Ekuadorin në dy ndeshjet e para eliminatore për Botërorin 2022. Do të luajë më 8 tetor kundër Bolivisë dhe 13 tetor kundër Ekuadorit.

Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, Messi ka ofruar aeroplanin e tij për yjet e Argjentinës që aktualisht luajnë në Evropë në mënbyrë që ata të jenë të sigurtë. Me Messin kanë fluturuar Paulo Dybala, Juan Foyth, Marcos Acuna, Lucas Ocampos e Nicolas Otamendi.

Të pesë yjet më pas edhe do të kthehen me Messin në Spanjë në tentim për të limituar kontaktet në aeroporte publike.

Ylli i Barcelonës, së pari ka filluar ta përdorë aeroplanin “Gulfstream V” me vlerë 12 milionë funte në vitin 2018, dhe ai e ka marrë me hua nga një kompani argjentinase shumë herë në vitet e fundit.

Ky aeroplan ishte detyruar të bënte ulje emergjente në Bruksel për shkak të një problemi teknik më herët këtë vit.

Është aeroplan luksoz, ku në mesin e gjërave ka edhe një kuzhinë. Janë dy tualete dhe ka ulëse për 16 persona.

Ulëset mund të ulen e të kthehen në shtretër për tetë persona.

Messi madje ka edhe emrat e të dashurve të tij në aeroplan, bashkëshortes Antonella, e fëmijëve Thiago, Ciro e Mateo.

Po ashtu aeroplan në bishtin e vet ka numrin 10 ikonik të Messit.

Messi ndërkohë mund të humbasë derbi Clasico kundër Real Madridit këtë muaj për shkak të pjesëmarrjes me përfaqësuese.

Ndeshja kundër Real Madridit do të luhet vetëm 12 ditë pas ndeshjes me Bolivinë, pra dy ditë para se të mbarojë periudha 14 ditore e karantinës.

Messi po ashtu me gjasë të madhe do të humbasë edhe ndeshjen kundër Getafes më 18 tetor.