Messi ia dedikon familjes, vendit dhe Maradonas triumfin në Copa America

Lionel Messi ia ka dedikuar triumfin e Argjentinës në Copa America ndaj Brazilit, familjes së tij, vendit dhe të ndjerit Diego Maradonas.

“Unë dua t’ia kushtoj këtë sukses familjes time, e cila gjithmonë më ka dhënë forcë për të vazhduar, miqve të mi që i dua shumë, të gjithë njerëzve që na mbështesin dhe mbi të gjitha 45 milionë argjentinasve që kanë vuajtur kështu me këtë virus të tmerrshëm”, tha Messi.

Messi 34-vjeçar, gjithashtu i dha nderim kujtimit për Maradonan, i cili vdiq në nëntorin e shkuar në moshën 60-vjeçare. “Diego me siguri që po na nxiste drejt këtij suksesi”.

Trofeu i Copa Americas, është trofeu i parë i Messit me Përfaqësuesen e Argjentinën në nivelin senior. Argjentina e mposhti në finale të këtij turneu Brazilin me rezultatin 1:0.