Messi i shet atletet e tij, paratë shkojnë për spitalin në Barcelonë

Ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi vendosi në shitje atletet e tij që kishte mbathur në momentin kur shënoi golin për rekordin historik (644).

Atletet e gjashtë herë fituesit të ‘Topit të Artë’ janë shitur me vlerë 173 mijë dollarë.

Paratë e fituara do të shkojnë në një spital të Barcelonës.