Messi i përgjigjet ftesës së Cristiano Ronaldos për darkë

Lionel Messi ka komentuar ftesën për darkë nga Cristiano Ronaldo.

Messi ka thënë se nuk ka asnjë problem të takohet dhe të kalojë një darkë me rivalin e madh, Cristiano Ronaldo.

Ylli i Juventusit e kishte ftuar Messin në darkë gjatë ceremonisë “The Best” nga FIFA.

“Nuk kam asnjë problem me Ronaldon. Gjithmonë kam thënë se nuk kam asnjë problem me të, vetëm se nuk kemi qenë kurrë shokë sepse asnjëherë nuk e kemi ndarë një zhveshtore”, deklaroi Messi për “Sport”.

“Takohemi vetëm gjatë ceremonive dhe në pak ndeshje. Nuk e di nëse do të ndodhë darka që e ka përmendur sepse jetojmë larg nga njëri tjetri dhe kemi angazhime, por nëse po, nuk kam asnjë problem të shkoj”, theksoi argjentinasi.

loading…