Messi i pari në Evropë me gola dhe asistime

Ylli argjentinas po zhvillon një tjetër stinor fantastik me Barcelonën.

Në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos që Barcelona e fitoi 3-1 të shtunën, Lionel Messi dha kontributin e tij të zakonshëm me një gol dhe një asistim, që e ndihmojnë atë për të përmirësuar statistikat.

Askush nuk shënon apo asiston aq sa Messi në ligat më të mëdha evropiane. Ai deri më tani ka realizuar 26 gola në 25 ndeshje në La Liga, dy më shumë se Kylian Mbappe i PSG që numëron 24 gola.

Në klasifikimin e asistuesve më të mirë, Leo konfirmohet sërish në krye. Me pasimin e dhënë për Pique, ai ka çuar në 12 numrin e asistimeve këtë stinor, një më shumë sesa Eden Hazard dhe dy më shumë se Jordan Sancho i Dortmundit.