Urime të shumta kanë shkuar në drejtim të Xavi Harnandez, pak orë pasi spanjolli deklaroi se ky do të jetë sezoni i tij i fundit si futbollist profesionist.

Ish mesfushori i Barcelonës, aktualisht pjesë e Al-Hilal në Katar, njoftoi se do të “varë këpucët në gozhdë” në moshën 39-vjeçare dhe në drejtim të tij nuk mund të mungonte as një dedikim nga Lionel Messi.

“Ishte kënaqësi që vesha të njëjtën fanellë si ti, Xavi, shumë vite dhe shumë eksperienca së bashku, dhe e vërteta është se na mungove që ditën e parë që vendose të largohesh, për të gjitha ato që na jepje në fushë dhe jashtë saj. Ti e di që unë të uroj më të mirat në hapin e ri që fillon tani në jetën tënde. Sigurisht, ti do vijosh të kesh sukses në çdo gjë që ti bën në botën e futbollit. Të përqafoj fort!”, shkroi Messi në një mesazh në rrjete sociale për legjendën katalanase dhe të Spanjës.

Kujtojmë që Xavi dhe Messi kanë luajtur për 10 vite me radhë tek ekipi i parë i Barcelonës, përkatësisht nga viti 2005 kur argjentinasi kaloi tek Barcelona, deri në vitin 2015 kur Xavi u largua për në Katar.