Messi flet për sensacionin Ansu Fati, tregon përshtypjet e para kur e pa në stërvitje

Lionel Messi ka zbuluar se ai ishte i impresionuar jashtëzakonisht shumë nga stërvitja e parë e 16-vjeçarit Ansu Fati në klub, por insiston se ai nuk dëshiron të shohë shumë presion mbi supet e tij.

Fati u shndërrua në sensacion pasi bëri debutimin e tij për Barcelonën muajin e kaluar, kur ai u bë lojtari më i ri i klubit që debutonte që nga viti 1941.

Anësori më pas u bë golashënuesi më i ri në histori të Barçës pas golit kundër Osasunas, përpara se të bëhej lojtari i tyre më i ri për të luajtur në Ligën e Kampionëve kur luajti në ndeshjen e tij me Borussia Dortmund.

“Ansu Fati më tërhoqi vëmendjen që nga hera e parë kur e pashë duke stërvitur, por ju duhet të shkoni hap pas hapi, sepse ai është 16 vjeç”.

“Ai ende nuk ka përgjegjësinë që të tjerët duan të vënë mbi supet e tij. Ai ka potencialin të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm, por ne duhet ta ndihmojmë”, tha argjentinasi.

loading…