Topi i Artë

Messi fitoi Topin e Artë, Cristiano Ronaldo ‘shkrihet gazit’ me vendimin

Cristiano Ronaldo duket se nuk është dakord me dhënien e “Topit të Artë” për Lionel Messin.

Sulmuesi argjentinas triumfoi për herë të tetë në këtë çmim individual, duke lënë pas me pesë trofe yllin portugez të Al Nassr.

Ka qenë pikërisht një koment i Ronaldos që ka nxitur debate. Në llogarinë e gazetës spanjolle AS, Ronaldo ka reaguar me emoji duke “u shkrirë gazit”. Ishte një video e publikuar në llogarinë e gjigantes spanjolle, ku nëndrejtori Tomas Roncero nuk ishte dakord që Topi i Artë t’i jepej Messit.

Pikërisht komenti pas ceremonisë ka bërë që Ronaldo të reagonte me emoji, dukshëm kundër çmimit për rivalin e tij më të madh në sport. Diskutimet rreth këyre trofeve asnjëherë nuk do ndalen, me fituesin që shpallet në bazë të votave të gazetarëve sportivë nga gjithë bota.