Messi është bishë dhe patjetër se do të luajë në Kupën e Botës 2022, thotë Xavi

Lionel Messi është një bishë e vërtetë dhe patjetër se do të luajë në Kupën e Botës 2022 në Katar, sipas legjendës së Barcelonës, Xavi.

Superylli argjentinas Messi do t’i mbushë 35 vjet kur të vijë koha për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Katar në nëntor dhe dhjetor të 2022-s.

Messi ka vuajtur më shumë sec e ka merituar me Kombëtaren e Argjentinës, duke i humbur tri finale në Kupën e Amerikës dhe një finale në Kupën e Botës.

Megjithëse muajin e kaluar i mbushi 33 vjet, forma dhe statistikat e Messit vazhdojnë të jenë mahnitës, pasi ai e fitoi përsëri Këpucën e Artë, duke i shënuar 25 gola, dhe u zgjodh asistuesi më i mirë me 21 sosh këtë sezon.

Xavi, i cili ka luajtur përkrah Messit nga viti 2004 deri kur u largua nga Camp Nou më 2015, është trajner i Al Saddit në Katar dhe pret që ish-shoku i skuadrës të luajë në Kupën e Botës.

“Leo do të luajë sa të dëshirojë. Fizikisht, ai është i shpejtë, i fuqishëm, është bishë garuese, fizikisht si kafshë”, tha Xavi për Marca.

“Pa kurrfarë dyshimi ai do të luajë në Katar 2022”, shtoi ai.