Messi e lartëson Ronaldon: Cristiano veçohet në futboll, si Federeri në tenis

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, e ka lartësuar rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldon, duke thënë se portugezi veçohet në futboll, njëlloj si Roger Federer në tenis dhe LeBron James në basketboll.

Pyetja është gjithmonë se kush është më i mirë mes Messit dhe Ronaldos, por superylli argjentinas e ka pranuar vetë respektin e madh për sulmuesin e Juventusit.

Messi ka thënë se e sheh Ronaldon në të njëjtën kategori me atletët e tjerë të mëdhenj si Roger Federer dhe LeBron James.

“Në botë ka shumë atletë të adhurueshëm. Rafa Nadal, Federer, LeBron. Në të gjitha sportet është gjithmonë dikush i cili veçohet dhe adhuruohet për punën e vet”, tha Messi për La Sexta.

“Cristiano veçohet në futboll. Ka shumë të cilët veçohen dhe gjithmonë e bëjnë më të mirën”, shtoi ai.