Barcelona e ka mposhtur Liverpoolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0 në Camp Nou, kurse Lionel Messi ishte në planin e parë.
Barcelona me golat e Messit dhe Suarezit mposhti Liverpoolin.
Messi golin e dytë e shënoi nga gjuajtja e lirë, me një goditje precize, duke i ngazëllyer fansat e futbollit gjithandej botës, transmeton Ballkani.info.
Mirëpo, menjëherë pas ndeshjes, fansat e Liverpoolit ishte të nervozuar, pasi që mendonin se ajo gjuajtje nuk do të kishte ndodhur, pasi që Messi e goditi paraprakisht Fabinhon.
Siç shihet në video, Messi dhe Fabinho u ndeshën, kurse dora e tij shkonte drejt kokës së Fabinhos dhe dukej sikur Fabinho pikërisht është goditur nga Messi. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=IXMtfzaZHEU







