Messi duhej ndëshkuar me karton të kuq, shikoni ndërhyrjen horror ndaj kundërshtarit VIDEO

Barcelona i falet VAR-it për të marrë 3 pikë të çmuara ndaj Real Sociedad në ‘Camp Nou’.

Në minutën e 30’ Lionel Messi gjatë një dyluftimi gaboi duke shkelur ashpër kundërshtarin por teknologjia nuk ndërhyri.

Nëse arbitri do të rishikonte pamjet video në monitori i VAR-it duhet të akordonte karton të kuq për argjentinasin që më pas shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë e penalltisë.

Katalanasit fituan 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të dhe në këtë mënyrë kanë marrë kryesimin provizor në La Liga.