Messi do të rikthehet te kombëtarja e Argjentinës vitin e ardhshëm

Menaxheri gjeneral te kombëtarja e Argjentinës, Jorge Burruchaga beson se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi do të rikthehet në grumbullimet e “Albicelesteve” gjatë vitit 2019.

Messi nuk është aktivizuar te Argjentina që prej ndeshjes cerekfinale të humbur në Kupën e Botës ndaj Francës, ndërsa ishte ylli i Barcelonës që i siguroi vendit të tij kualifikimin në Kampionatin Botëror teksa shënoi tre gola në takimin e playoff-it me Ekuadorin.

Bucharraga ka konfirmuar se nuk ka mundësi që Messi të pensionohet nga kombëtarja derisa shtoi se gjatë vitit 2019 pritet rikthimi i 31 vjecarit.

“Për momentin nuk ka ndonjë datë të saktë lidhur me rikthimin e Messit. Por është e pamundur që ai të mos luajë më për Argjentinën, është vetë largim i përkohëshëm. Jam i sigurt se vitin e ardhshëm Messi do të jetë pjesë e kombëtares”, theksoi menaxheri gjeneral i Argjentinës.

Edhe legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona një ditë më parë parashikoi rikthimin e Messit, ndërsa amerikano-latinët këtë muaj kanë miqësore të dyfishtë me Meksikën në përgatitjet para Kupës së Amerikës që zhvillohet verën e ardhshme në Brazil.