Messi darkon në Buenos Aires, argjentinasit çmenden pas tij

Çka ndodh në Argjentinë kur Lionel Messi shkon për të darkuar në një restorant?

Çmenduri totale. Qindra tifozë argjentinas u mblodhën jashtë restorantit kur kampioni i freskët botëror ishte duke ngrënë darkë për ta shijuar një darkë klasike.

Lajmi është përhapur me të madhe dhe në shpejtësi sa që për pak minuta tifozët përfunduan tek restoranti në fjalë duke e bllokuar edhe trafikun në pjesën Palermo në Buenos Aires.

Më pas nisën koret në drejtim të shtatë herë fituesit të Topit të Artë, duke e pritur daljen e tij nga lokali për ta përshëndetur.

Messi aktualisht gjendet në atdhe me Kombëtaren e tij, ku të premten do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Panaman në “Monumental”.

Messi me shokët e regjistruan një rezultat të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës duke e fituar trofeun e Botërorit në Katar pas pritjes së gjatë.