Messi barazon rezultatin ndaj Atleticos me një gol të bukur VIDEO

Barcelona ka gjetur golin e barazimit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit.

Pjesa e dytë ka nisur furishëm në ndeshjen mes Atleticos dhe Barcelonës, me Los Colchoneros që shënuan për 0-1 me anë të Koke (46’).

Megjithatë, Barcelona u rikthye shpejt në lojë duke barazuar shifrat pas vetëm pesë minutave.

Ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 51-të për 1-1.

Goli i Messit erdhi pas një driblimi të mirë dhe goditje të saktë të tij.