Mësohet skuadra e fundit që do të bëjë pjesë në La Liga sezonin e ardhshëm

Mallorca bën mrekullinë në përplasjen e dytë kundër Deportivo la Corunas, rezultati i të cilës e ngjit skuadrën ishullore mes më të mirave të futbollit spanjoll.

Sfida e parë e zhvilluar në “Riazor” kishte përfunduar me fitoren 2-0 të galicianëve, por në takimin e kthimit, në Palma de Mallorca vendasit ia dolën të përmbysnim shifrat me rezultatin e thellë 3-0, duke u bërë skuadra e tretë që fiton një vend në La Liga.

Arritje e Mallorcas mes më shumë nuancave epike nga fakti se dy sezone më parë ishte në Secunda B dhe me dy promocione të njëpasnjëshme bëhet pjesë e kampionatit elitar spanjoll.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Budimir realizoi golin e parë në minutën e 21-të, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutat 62’ dhe 82’ Sevilla dhe Prat përmbushën misionin që konsiderohej thuajse i pamundur, për faktin se Deportivo la Coruna me suksesin në ndeshjen e parë konsiderohej favorite.