Gjatë ditës së sotme një zjarr i madh ka kapluar ish-fabrikën e elektromotorëve në hyrje të Gjakovës.
Policia ka konfirmuar se zjarri fillimisht ishte ndezur nga bari i thatë. Bëhet e ditur se në vendngjarje po vazhdojnë të qëndrojnë zjarrfikësit të cilët janë në përfundim të lokalizimit të zjarrit.
Këto informacione i dha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Pas orës 13:00 është përfshirë nga zjarri ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë, fillimisht nga bari i thatë është ndezur zjarri, i cili e ka përfshi edhe një pjesë të objektit. Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit po e lokalizojnë zjarrin”, tha Xhurkaj.
Ai shtoi se nga zjarri i shkaktuar nuk ka të lënduar.







