Mësohet se kur do të zhvillohet ndeshja Joshua-Fury

Ndeshja në mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury po pritet me padurim nga tifozët e boksit.

E kjo ndeshje siç duket do të ndodhë gjatë vitit 2021.

Promoteri i Anthony Joshuas, Eddi Hearn ka konfirmuar se janë duke u bërë bisedime që kjo ndeshje të ndodhë.

Po ashtu, Hearn tregoi se kjo ndeshje mund të zhvillohet gjatë muajit maj apo qershor.