Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Conference League, ndeshjen e parë e luan si mysafirë

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani tashmë ka mësuar kundërshtarët në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës, derisa është caktuar edhe orari I zhvillimit të ndeshjeve.

Skuadra e Ilir Dajës do të jetë në Grup me Slavia Praha, Sivasspor e Cluj. Ndeshjen e parë Ballkani e luan me skuadrën rumune Cluj për të udhëtuar pastaj te Slavia Praha dhe Sivasspor.

Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të Ballkanit.